11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kulla flet për arrestimin e spiunëve: AKI i dërgoi mesazh Serbisë, “t’i presë duart” nëse synon destabilizim

- Advertisement -

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka deklaruar se Agjencia e Inteligjencës së Kosovës (AKI), ka treguar se është institucione serioz me arrestimin e dy shqiptarëve nën dyshimin për spiunazh si bashkëpunëtorë të BIA-së serbe.

Ai ka thënë se me këtë veprim AKI ia ka bërë të qartë Serbisë se do t’i pres duart, nëse synon të destabilizojë  jugun e Kosovës ashtu siç tentoi të bënte në veri gjatë vitit të kaluar.

Kulla në emisionin “MATRIX” në Tëvë 1, ka thënë se qëllimi i Serbisë ishte destabilizimi edhe në jug të Kosovës.

“AKI me këto arrestime i ka treguar Serbisë, se unë ua pres duart nëse ju guxoni që atë që tentuat të bëni vitin e kaluar në veri të Kosovës, ta bënë në enklavat e brendshme, sepse ky ishte qëllimi të destabilizoheshin enklavat e brendshme të Kosovës. AKI-ja ka bërë një punë profesionale dhe të shkëlqyer. Nuk është nxituar ka lënë që këta njerëz të veprojnë për të parë lidhjet e tyre më kë flasin ku përfshihen, çfarë bëjnë, kjo tregon se AKI është një institucion shumë serioz”, ka thënë Kulla.

AKI ka arrestuar në Ferizaj,  dy shqiptarë nën dyshimin për spiunazh si bashkëpunëtorë të BIA-së serbe.

Të arrestuarit të cilit ndodhen në paraburgim, njëri ishte ish-polic i Kosovës dhe tjerri zyrtar në Doganën e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit