10.7 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Kulla e Qelisë në rrezik nga zjarri, kryetari i Deçanit kërkon ndihmë

- Advertisement -

Zona e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit është në rrezik nga zjarret.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, duke kërkuar ndihmë vullnetare, për ta shmangur më të keqen.

“Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh”, ka shkruar Ramosaj.

Numri një i Deçanit ka bërë të ditur edhe kohën se kur duhet të bashkohen vullnetarët, njofton Klankosova tv

“Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme”.

Kulla e Qelisë në Deçan

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit