Eksperti i Gjeopolitikës dhe Sigurisë, Ilir Kulla ka thënë se blerja e dronve pa pilot nga Kosova është lajm i mirë.
Ai ka thënë se Kosova e ka detyrim mbrojtjen në një kohë kur Serbia është kthyer në fuqi militariste.
“Mbrojta nuk është lluks, është detyrim. Më vjen mirë që kryeministri i Kosovës e thotë që buxheti për mbrojtjen do të jetë 1 miliard, sepse ai që është në kufij (Serbia) e që është kundërshtar i Kosovës, është kthyer në një fuqi militariste në rajon. Është fuqia më militariste. Është një lajm shumë i mirë që këta dronë të prodhimit amerikan që po vijnë në Kosovë dhe duhet të vazhdojnë përgatitjet për mbrojte”, ka thënë Kulla në emisionin “MATRIX” në Tëvë1.
Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me sistemin e fluturakeve pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës..
Ministri në detyrë i Mbrtotjes, Ejup Maqedonci ka thënë se këta dronë janë të domosdoshëm për rritjen e kapaciteteve të FSK-së.
Ai ka thënë se pagesa për sistemin është bërë që në vitin 2021.