Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, pas takimit me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Antalia të Turqisë u tha gazetarëve se nuk kanë arritur të pajtohen për vendosjen e një armëpushimi të përkohshëm, për faktin se, si tha ai, duket se dikush tjetër vendos në Moskë. Ai, po ashtu tregoi se Lavrov nuk ka qenë në gjendje zotohet për krijimin e korridoreve te reja humanitare pa e diskutuar në Moskë këtë çështje, raporton Scanner.
Kuleba, tha se mbetet i gatshëm të vazhdojë bisedimet me autoritetet ruse për të diskutuar mundësitë e gjetjes së një zgjidhje paqësore.