Driton Kuka po e shijon ende suksesin e arritur nga garuesja e tij, Laura Fazliu, e cila u shpall nënkampione e Evropës në xhudo.
Trajneri i xhudos ndërkohë ka mbetur i habitur me neglizhencën që iu bë, sipas tij, suksesit të madh të garueses kosovare, e cila e fitoi medaljen e argjendtë dhe po i ndjek hapat e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës,
Përmes një postimi në rrjetet sociale, trajneri më i mirë në botë e ka shprehur brengën e tij për faktin se ky sukses i Laurës mbeti nën hije, ndërsa e ka edhe një dilemë rreth rezultateve të tjera me vlerë nga sportet tjera!
Më poshtë mund ta lexoni statusin e trajnerit kampion olimpik në rrjetet sociale.