5.5 C
New York
Friday, November 28, 2025

Buy now

Kuka lavdëron vitin e artë të Krasniqit: Medalje në çdo garë të 2025-s

- Advertisement -

Driton Kuka ka reaguar në Facebook pas suksesit më të fundit të Distria Krasniqit në Grand Slam Abu Dhabi, duke e quajtur këtë rezultat një dhuratë të veçantë në ditën e 28 Nëntorit.

Ai theksoi se gjatë vitit 2025, Krasniqi ka fituar medalje në të gjitha garat ku ka marrë pjesë, duke nisur nga Grand Slami i Parisit e deri te medalja e sotme në Abu Dhabi.

Kuka kujtoi se medaljet më të çmuara të vitit për Ditrinë mbeten titulli i kampiones së Evropës dhe nënkampiones së botës në Budapest, duke e përshkruar vitin 2025 si vit të medaljeve për sportisten, për të si trajner, për Federatën e Xhudos dhe për gjithë sportin e Kosovës e kombin shqiptar.

Ai shtoi se Krasniqi po ecën e sigurt drejt Lojërave Olimpike LA 2028, duke mbetur pjesë e top dhjetëshes botërore, ndërsa medalja e radhës vjen pikërisht në ditën e Flamurit nga sporti që ka sjellë pesë medalje olimpike për vendin.

Të ngjashme

Të fundit