1.8 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Kuka, i lumtur me suksesin e Laura Fazliut në evropian

- Advertisement -

Laura Fazliu iu është rikthyer medaljeve. Ajo është shpallur kampione evropiane dy ditë më parë, sukses ky që e ka bërë krenar trajnerin e saj Driton Kuka.

Ai ka thënë se sukseset e xhudos po vijnë, edhe pse rrugës po hasen pengesa të ndryshme, siç është ai me viza.

Kuka përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se pikërisht Laura Fazliu kishte problem me vizë për të hyrë në Bosnjë e Hercegovinë.

Ky është postimi i Driton Kukës:

Për një ditë të mirë. Pas finales me kampionen evropiane. Laura Fazliu 63 kg

Edhe pse viza na u dha një ditë para udhëtimit për hyrje në Bosnjë diçka që nuk u duk aspak rastësisht atje prapë Kosova u shqua fortë me rezultat e performancë.

Sfida të tilla po na bëjnë më të fortë dhe xhudo do vazhdoj të jep për forcimin e imazhit të vendit kudo nëpër Botë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit