Trajneri i xhudos Driton Kuka ka thënë se pas dy javëve në kampet stërvitore në Itali dhe në Austri, ekipi po u kthehet detyrave të shtëpisë si dhe garave për kualifikim në Lojërat Olimpike.
Kuka me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, theksoi se po hyjnë në fazën finale.
“Në Itali kampin me rreth 1500 garues e udhëhoqi Kampionja jonë Olimpike,kurse në Kampin Olimpik në Austri pos përgatitjeve komisioni i trenerëve të Federatës Evropiane bashkë me mua si pjesë e saj analizuam garat,kampet stërvitore,rregullat e xhudos dhe shumë tema me interes për avancimin e sportit tonë”, shkroi Kuka.
“Ekipi ynë Olimpik tashmë po hyn në fazën finale dhe koha që të punohet shumë dhe me përkushtim! Disa punuan mirë e disa si duket i ka zan pak gjumi dimëror pak!”.