0.5 C
New York
Wednesday, December 31, 2025

Buy now

“Kujtime nga viti 2025”, Rrahmani me postim të veçantë

- Advertisement -

Amir Rrahmani kaloi një vit tejet frytdhënës me Napolin e tij dhe me kombëtaren e Kosovës.

Rrahmani ishte shtyllë e mbrojtjes napoletane dhe asaj dardane përgjatë vitit 2025.

Me Napolin, qendërmbrojtësi fitoi dy tituj, atë të Serie A në muajin maj dhe Superkupën në muajin dhjetor.

Napoli e fitoi Scudetton për herë të katërt në histori dhe Rrahmani ishte faktor kyç në këtë sukses.

Ndërkaq, Rrahmani po ashtu idhte ndër më të mirët në fushë në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës ndaj Milanit dhe atë finale ndaj Bolognas.

Me këto dy tituj, Rrahmani shkon në tri trofe me Napolin përgjatë karrierës së tij.

Pas këtyre sukseseve, Amiri ka reaguar me një postim të veçantë në rrjetin social “Instagram”.

Në atë postim, Rrahmani ka postuar një numër fotografish me disa momente të veçanta nga viti 2025, duke nisur nga sukseset me Napolin e deri te fotot me të dashurën e tij.

Megjithatë, përpos një fotografie me flamurin e Kosovës, Rrahmani duket se nuk është ‘krenuar’ mjaftueshëm edhe me arritjet e kombëtares dardane, pasi në këtë ‘grumbull’ fotografish, nuk e ka postuar asnjë me kombëtaren.

Amiri dhe kombëtarja e Kosovës arritën sukses historik, duke u kualifikuar për “play-offin” e Botërorit 2026, pasi përfunduan në vendin e dytë në Grupin B, pas Zvicrës e para Suedisë e Sllovenisë.

Madje, Kosova në mars e siguroi edhe kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi triumfoi dy herë ndaj Islandës në “play-off”.

Të ngjashme

Të fundit