![Kujtim Shalës i hakohet faqja, konvertohet në agjencion marketingu Kujtim Shalës i hakohet faqja, konvertohet në agjencion marketingu](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/kujtim-shala.png)
Deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, i është hakuar faqja.
Madje, ajo është konvertuar menjëherë në një agjencion marketingu.
Ata që e kanë sulmuar, veçse kanë filluar përditësimin e fotografive.
KËTU mund ta vëreni qartë sulmin ndaj faqes së Akademikut Shala, që javën e kaluar u kthye në atraksion të vërtetë, pasi u dëgjua duke sharë kryeministrin e Republikës, ani pse as që deshi të kërkojë falje.
Në momentin kur Konjufca ia tërhoqi vërejtjen, ai iu drejtua: ma sjellni me postë.