-0.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Kujt i shkojnë votat e mërgatës?

- Advertisement -

Gara politike në diasporë  nga njohësit politik po konsiderohet e pabalancuar. Ndërkaq organizata joqeveritare Germin njofton për vendet që nuk mund të votohet me prezencë fizike.

Rrugën drejt mërgatës po e bëjnë pozitë e opozitë.

E qëllim kanë takimet me qytetarë e përfaqësues të diasporës.

Këto udhëtime në nisje të fushatës elektorale, sipas analistit politik, Tomor Avdia, partit= politike po e zhvillojnë në vendet ku janë më të sigurt= në vota.

Megjithatë garën politike në diasporë, Avdia po e sheh të pabalancuar.

Në bazë të vendimit të KQZ-së, në total janë të përfshira 35 ambasada, 47 vend-votime në total si dhe 47 mijë votues të cilët do të mund të gëzojnë të drejtën për votim jashtë vendit në misione diplomatike.

Ndërkaq sipas organizatës Germin, jo të gjitha vendet janë të përfshira për votuesit në diasporë.

Ajo që është më shqetësuese është se në disa prej vendeve si Finlanda, Luksemburgu e Sllovakia, votuesit nuk janë të përfshirë në lista për të votuar me prezencë fizike. Është edhe hera e parë ku votohet fizikisht në diasporë sipas ligjit të ri. Kjo ndoshta mund të jetë sfiduese edhe për vet KQZ-në, sidomos sa i përket edhe monitorimit.

Votuesit në diasporë mund të votojnë fizikisht, me postë drejtuar në Kosovë por në të njëjtën kohë edhe me postë drejtuar në misionet diplomatike, qoftë ambasada apo konsulata.

Afati për regjistrim jashtë vendit ka filluar nga data 29 gusht dhe do të mbarojë me 26 dhjetor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit