10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Kujt i konvenon më shumë propozimi franko-gjerman, Kosovës apo Serbisë?

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ishte i pari që deklaroi se ky plan është më i përafërt me qëndrimin e Serbisë.

Por, kishte edhe zëra tjerë nga bashkësia ndërkombëtare që deklaruan që plani është i konvenueshëm për të dyja palët.

I pyetur për këtë çështje nga tëvë1, deputeti i Vetëvendosjes Haki Abazi, ka thënë se propozimi është vetëm kornizë për dinamizim të procesit.

Ndërsa, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj thotë se nëse Kosova vazhdon dialogun në koordinim me ndërkombëtarët do të ketë përfitime të mëdha.

“Nëse nuk kemi arritur marrëveshje me Serbinë, ne kemi arritur kontratë të rëndësishme me perëndimin, unë njëjtë e shoh edhe kësaj here, nëse Kosova ka vullnet politik, vizion edhe vendosmëri që të koordinohet me partnerët, pavarësisht se si do të sillet Serbia, po të hyjmë në dialog, edhe nëse dialogu përfundon pa marrëveshje, ne mund të përfundojmë me marrëveshje me perëndimin dhe për mua, pas shkurtit të 2022, krye tema është anëtarësimi në NATO”, ka thënë ai.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të shkojë me vullnet me vendosmëri, me besim duhet t’i besojnë dialogut, të negociojnë fuqishëm në tavolinë, ta pranojnë një marrëveshje e cila është në interes të shtetit të Kosovës dhe të mos pranojnë nëse nuk është në interes të shtetit të Kosovës”, ka shtuar Hoxhaj.

E drejtori ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha thotë se në bazë të sjelljeve të liderëve, ky propozim më i konvenueshëm është për Kosovën se sa për Serbinë.

Pas Samitit të Berlinit, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, ka deklaruar se kanë pranuar përgjigje nga Kosova dhe Serbia për propozimin franko-gjerman dhe po i studiojnë ato.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit