Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik ka surprizuar me reagimin e fundit që ka bërë në rrjete sociale. Nëpërmjet postimit në Instastory, reperi i famshëm ka shkruar se “i urren njerëzit dinakë”, krahas së cilës ka bashkëngjitur dhe kuptimin e fjalës “dinakëri”.
“Të qenit dinak, veprim që bëhet për të madhtruar të tjerët, për t’ua hedhur pa kuptuar, veprim a sjellje prej dinaku, dredhi, dhelpëri. Vepron (punon) me dinakëri. E mori me dinakëri” shkruhej në foto. Më pas shkruan se urren dhe “edhe ata që vetëm mashtrojnë”.
“Po edhe ata që gënjejnë janë… ata që zgjohen duke gënjyer dhe flejnë duke gënjyer!! E aq shumë gënjejnë saqë fillojnë duke i besuar vetes aq shumë gënjeshtra! Edhe ata që mashtrojnë, mashtrojnë e vetëm mashtrojnë! Edhe ata janë… Mirëmëngjes vetëm njerëzve të mirë”, shkruan reperi.
Reperi nuk ka thënë se për kë i ka këto fjalë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë përplasje me ndonjë reper tjetër apo me Loredanën, me të cilën ka dhe një vajzë. Por aq sa dihet, reperi nuk ka treguar se ka raport të keq me nënën e vajzës së tij.