Dikur një nga futbollistët më të mirë në botë, egjiptiani Mohamed Salah po përballet me një periudhë të vështirë në karrierën e tij.
Sulmuesi anësor i Liverpoolit nuk ka startuar në asnjë ndeshje për tre takime radhazi dhe qëndroi në stol gjatë gjithë sfidës së fundit kundër Leeds.
Pas ndeshjes, Salah u shpreh se marrëdhënia e tij me trajnerin Arne Slot është në pikën më të ulët.
“Mendoj se është shumë e qartë se dikush dëshiron që unë të marr të gjithë fajin. E kam thënë disa herë se kam një marrëdhënie të mirë me trajnerin, dhe tani papritmas nuk kemi asnjë marrëdhënie. Nuk e di pse”, deklaroi egjiptiani i cili shtoi duke thënë se e sheh situatën si të papranueshme, duke u ndjerë i lënë pas dore.
The Athletic shkruan se Salah aktualisht duket si një “hije e zbehtë” në skuadër, ndërsa ky medium, dha edhe një mendim.
“Nëse urat nuk mund të ndërtohen, atëherë Salah ose Slot do të duhet të largohen nga klubi”, shkroi The Athletic.
Duke marrë parasysh mbështetjen që pronarët e klubit i kanë dhënë më parë trajnerit Arne Slot, duket e logjikshme të konkludohet se Salah mund të pohoi sezonin e tij të fundit te Liverpooli dhe mund të largohet në dimër.
Si kujtesë, Mohamed Salah mbërriti te Liverpooli në vitin 2017 nga Roma dhe deri më tani ka shënuar 250 gola për Reds.







