0.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

KUJDES! Mos i shpërndani të dhënat personale përmes Telegram dhe Viber

- Advertisement -

Ministri i Dixhitalizimit, Stefan Andonovski, ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale se përdorues të shumtë të aplikacioneve celulare Telegram dhe Viber kanë raportuar se sot kanë marrë mesazhe të dyshimta. Këto mesazhe kërkojnë verifikimin e informacionit personal, të të dhënave të kartës së debitit ose numrave SIM dhe IMEI, që është një përpjekje e mundshme mashtrimi.

“Apeloj që të kontrollohen dërguesit e këtyre mesazheve dhe në asnjë rrethanë të mos shpërndahen të dhënat personale dhe numrat e bankave, si numrat e kartave të identitetit, llogarive të transaksioneve apo numrave të kartelave të kreditit”, ka shkruar ministri Andonovski.

Ai theksoi se siguria kibernetike varet nga vëmendja e secilit individ, ndaj është e rëndësishme që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pas mesazheve të tilla mashtruese.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit