Deputeti i PDK-së dhe ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami e ka quajtur pjesë të skenarit të Gjykatës vendimin për kufizimin e vizitave te ish-presidenti, shkruan Periskopi.
“Është vendim krejtësisht jashtë kontekstit kohor. Është pjesë e skenarit të Gjykatës për të bërë drama dhe spektakle.
Postimi i plotë:
Vendimi i Gjykatës Speciale për kufizim të vizitave te Presidenti Thaçi është shkelje e të Drejtave të Njeriut.
Është vendim krejtësisht jashtë kontekstit kohor. Është pjesë e skenarit të Gjykatës për të bërë drama dhe spektakle.
Megjithatë, është shumë e dhimbshme se si Gjykata i aprovon të gjitha çmenduritë e Prokurorisë për izolim total të Presidentit Thaçi.
Ju ka mbetur vetëm ta dërgojnë në Hanë për ta izoluar krejtësisht, se izolimi që po ia bëjnë në Hagë po u duket pak!
Por, kot e keni. Asnjëherë nuk do të mund ta shkëpusni nga populli!