18.6 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Kufizimi i vizitave te Thaçi, Behrami i ashpër me Gjykatën: Ju ka mbetur vetëm ta dërgojnë në Hanë për ta izoluar krejtësisht

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së dhe ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami e ka quajtur pjesë të  skenarit të Gjykatës vendimin për kufizimin e vizitave te ish-presidenti, shkruan Periskopi.

“Është vendim krejtësisht jashtë kontekstit kohor. Është pjesë e skenarit të Gjykatës për të bërë drama dhe spektakle.

Megjithatë, është shumë e dhimbshme se si Gjykata i aprovon të gjitha çmenduritë e Prokurorisë për izolim total të Presidentit Thaçi”, shkroi mes tjerash Behrami.

Postimi i plotë:

 

Vendimi i Gjykatës Speciale për kufizim të vizitave te Presidenti Thaçi është shkelje e të Drejtave të Njeriut.

Është vendim krejtësisht jashtë kontekstit kohor. Është pjesë e skenarit të Gjykatës për të bërë drama dhe spektakle.

Megjithatë, është shumë e dhimbshme se si Gjykata i aprovon të gjitha çmenduritë e Prokurorisë për izolim total të Presidentit Thaçi.

Ju ka mbetur vetëm ta dërgojnë në Hanë për ta izoluar krejtësisht, se izolimi që po ia bëjnë në Hagë po u duket pak!

Por, kot e keni. Asnjëherë nuk do të mund ta shkëpusni nga populli!

 

Të ngjashme

Të fundit