Gazetari Valon Syla dhe anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, kanë kritikuar deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashës, të cilat kanë sjellë polemika të forta në opinionin publik të Kosovës.
Deklaratat e Bashës për “drenicakët e PDK-së” që nuk votojnë marrëveshje ndërkombëtare u kritikua ashpër nga zonja Kuçi, e cila i quajti ato “racizëm i pastër kulturor”.
Në të njëjtën linjë, gazetari Valon Syla tha se për pushtetin e Vetëvendosjes “UÇK-ja e mirë janë ata që kanë vdekur”.
“Këta e donë luftën, por pa dreniçakë dhe UÇK dhe veç ata që kanë vdekur janë UÇK e mirë, këta tjerët janë hajna. Ky është diskursi që e ka ushqyer Vetëvendosja”, deklaroi Syla ndër të tjera.