21.5 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

Kuçi: Opozita dënohet jashtëligjshëm, VV-ja ka kapur Agjencinë për Informim dhe Privatësi

- Advertisement -

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate Natyra Kuçi përmes një postimi në facebook ka thënë se Vetëvendosje ka kapur Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Ajo në postim ka renditur kronologjikisht, sipas saj, kapjen e IAP-së nga VV-ja.

“Në gusht të vitit 2018 Artan Dërmaku anëtarësohet në VV. Në prill 2020 bëhet anëtar bordi në “Infrakos”. Në qershor 2021 Krenare Dërmaku, gruaja e Artanit, zgjidhet komisionere në Agjencionin për Privatësi dhe Informim”, ka shkruar Kuçi.

PSD-ja është dënuar nga kjo agjenci për shkelje të të dhënave, me 20 mijë euro për aksionin me 205 mijë nënshkrime kundër Asociacionit.

Kjo është konsideruar e jashtëligjshme nga kjo parti.

“Kjo është kronologjia deri te kapja e këtij institucioni. Nga kjo kapje tash opozita dënohet jashtëligjshëm. Dënimet e shantazhet të API-së ndaj opozitës janë politike”, ka shkruar Kuçi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=537500385198610&id=100068159605410&mibextid=Nif5oz

 

Të ngjashme

Të fundit