17.1 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Kuçi: Koalicioni opozitar nuk po bëhet për shkak të LDK-së

- Advertisement -

Me situatën e krijuar, as Lëvizja Vetëvendosje, e as opozita nuk i kanë numrat.

Asnjëra nga palët nuk mund ta formojë qeverinë e vetme.

Madje, këtë e pranoi dje edhe kryetari i Kuvendit njëherësh nënkryetari i VV-së Glauk Konjufca.

Konjufca të marten i ftoi në takim përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare për të diskutuar rreth seancës konstituive e cila është caktuar të mbahet më 15 prill.

Se nuk i ka numrat e kuptoi edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili e ftoi në takim kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Por, ky i fundit i tha “JO” Kurtit.

Analistja politike, Natyra Kuçi, deklaroi në emisionin Rubikon se krijimi i qeverisë nga partitë opozitare po bëhet problematike për shkak të LDK-së.

“Nëse më herët ka qenë keq të bëhet koalicioni me PDK-në, sot është keq të bëhet koalicion ose t’i lihet qeveria Vetëvendosjes”, tha ajo.

Kuçi tha se nuk do të duhej të ishte problematike koalicioni i partive opozitare.

Të ngjashme

Të fundit