1.1 C
New York
Sunday, December 1, 2024

Buy now

Ku mbeti realizimi i premtimit për funksionalizimin e mbikëqyrjes elektronike?

- Advertisement -

Kritika për zvarritjen e procesit të funksionalizimit të hallkave elektronike në kuadër të Mbikëqyrjes Elektronike, kanë adresuar njohësit e sistemit të drejtësisë. E nga Ministria e Drejtësisë është thënë se këto hallka, do të lansohen përgjatë ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Në muajin gusht të këtij viti, filloi përgatitja logjistike për zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike, ku nga Ministria e Punëve të Brendshme u nënshkrua kontrata për 5 mijë serverë.

Megjithëse e nënshkruar nga MPB, përgjegjëse për to është Policia e Kosovës.

Për zbatimin e Mbikëqyrjes Elektronike janë premtuar nga ekzekutivi, të paktën 2 milionë euro, që nga fillimi i mandatit qeverisës.

Ecuria e këtij procesi të funksionalizimit, konsiderohet se është zvarritur.

“Do të duhej që ne të flisnim sot për funksionalizimin e softuerit, për zbatimin sa i përket hallkave elektronike. Kurse ne po flasim se në vitin e katërt është nënshkruar një tender, do të thotë në njëfarë mënyrë të fillojë zbatimi tek tani. Pjesë tjetër është që  Ministria e Drejtësisë, Qeveria, do duhej të na tregonin se sa kanë punuar për të ndihmuar në aspektin ekonomik e financiar gratë të cilat janë subjekt i dhunës në familje”, tha Ehat Miftaraj nga IKD-ja.

Pikërisht, vonesat në fillimin e zbatueshmërisë së këtij ligji, llogaritet të ketë pasur ndikim në rastet e dhunës në familje.

“Është për të ardhur keq si prej vitit 2015 kur ka hyrë në fuqi ligji, tashmë kemi një nënshkrim të kontratës së paku të njoftuar publikisht, e në bindjen time, raste të tilla do të ndikonin jashtëzakonisht shumë në parandalimin eventual të fenomeneve të tilla”, tha avokati Adrian Bajraktari.

Por në ditët e aktivizmit kundër dhunës më bazë gjinore, Ministria e Drejtësisë, ka zgjedhur të njoftoj se funksionalizimi i hallkave elektronike është afër.

“Gjatë këtyre 16-të ditëve do t’i lansojmë hallkat elektronike. Hallkat elektronike i vendosen në duar apo në këmbë dhunuesit, në mënyrë që Policia i mbikëqyr ata dhe nuk i lejon që t’i afrohen viktimës apo të mbijetuarës“, tha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Mbikëqyrja elektronike, përmes hallkave elektronike, llogaritet të shtojë mbrojtjen për viktimat e dhunës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit