Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar raportet mes dy kryeministrave shqiptarë, Edi Ramës dhe Albin Kurtit.
Ai në emisionin Pressing në T7 ka treguar se ku është thelbi, sipas tij, i mospajtimit mes të dyve.
“Këta nuk e kanë për interesin e qytetarëve apo të shqiptarëve. Kjo bëhet për interesa personale”, tha ai.
“Ka vec interesa. Nuk ka aso pseudonime “tradhtar”, ‘patriot’. Ky mendon se Kosovën mund ta përdorë për interesa. Ndërkohë Kurti mendon se duhet ta mbrojë Kosovën nga këto interesa. Ai ka thënë se do të bëhet bashkimi shumë shpejt. Do të hiqet neni që ndalon bashkimin me Shqipërinë. Tash duhet ta pyesim. E ke ditur se nuk bëhet as atëherë? Cka bërë ti për ta hequr këtë nen?”, shtoi ai.