21.7 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Ku është Presidentja Osmani? Pse mungoi në ceremoninë e rekrutëve të rinj në FSK?

350 ushtarë të rinj sot janë betuar në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Nga fotografitë e publikuara nga ministri në detyrë Ejup Maqedonci, vërehet se karriga e Presidentes Vjosa Osmani, që njëherit është edhe Komandante Supreme e Ushtrisë së Kosovës, ishte e zbrazët.

Nacionale ka provuar të mësojë arsyen e mungesës së Presidentes Osmani në këtë ceremoni të rëndësishme, por deri tani, s’kemi arritur ta mësojmë.

Ky është njoftimi i Maqedoncit:

Betohen 350 ushtarë të rinj. Mbi 2700 ushtarak të rekrutuar në katër vite qeverisje.

Muajin e ngjarjeve të lavdishme për popullin tonë e përmbyllëm me ceremoninë e betimit të treqind e pesëdhjetë rekrutëve të rinj të cilët sot filluan rrugëtimin e tyre si ushtar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Përgëzoj këta të rinj për vendimin që kanë marrë që të shërbejnë nën emblemën e uniformës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, detyrë kjo sa e vështirë aq edhe fisnike.

Në këtë kohë sfidash për sigurinë globale dhe vendore, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake është esenciale. Dhe e them me bindje e gëzim që sot ushtria e Kosovës është shumë më e fuqishme, më e pajisur e më e përgatitur se asnjëherë më parë, me sisteme të armatimit e me të rinj e të reja që me vullnet e guxim të pashoq i shërbejnë Republikës së Kosovës.

Si Ministër, ju siguroj që investimet në sektorin e mbrojtjes do të vazhdojnë. Ushtarakët tanë do të kenë gjithmonë përkrahjen time dhe të Qeverisë.

Suksese ushtarëve të rinj dhe qofshin gjithmonë faqebardhë!

Të ngjashme

Të fundit