Biznesmeni kosovar pati premtur 50 milion euro investime në Kosovë nëse zgjedhjet do t’i fitonte Albin Kurti.
Por, edhe pse Kurti ka fituar zgjedhjet, Gazmend Gjonbalaj, nuk u pa më gjëkundi.
Por Kurti shkoi atje ku ai jeton, në SHBA.
Madje janë bërë më shumë se një javë prej Kurti ka shkuar atje, e gjithë çka pati takime e zhvilloi me biznesmenë e kompani të ndryshme.
Askund nuk u pa takimi me Gjonbalajn, përkrahës i flaktë i Kurtit, që mbase i ndikuar nga emocionet pati premtuar shumë milionëshe për investime në Kosovë.
Ai madje thoshte se do kthehej edhe vetë në Kosovë. Por e vetmja çka ai bëri ishte një postim në Facebook ku uroi Qeverinë e re që u zgjodh.
Ai tha se ishte kapitull i ri për Kosovën por edhe për të, ama nuk e përmendi fare 50 milionëshin e famshëm.
Kujtojmë se Kurti është duke qëndruar në SHBA, nga atje është lajmëruar e ka njoftuar për takimet e zhvilluara.
Biznese e kompani bashkë me drejtuesit e tyre janë takuar me Kurtin, por ende nuk ka pasur asnjë takim me zyrtarët amerikanë.