Viti që vjen do nisë me surpriza nga Armina Mevlanin. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë influencuesja në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, e cila njofton rikthimin në ekran për vitin 2024.
“Kur do të shohim sërish në ekran?”, e pyet një ndjekës/e.
“Pas Janarit të 2024”, përgjigjet Armina.
Influencuesja e njohur nuk ka zbuluar më shumë dhe s’dihet se ku do ta shohim. Ndërsa, kujtojmë se për një periudhë kohe ajo ishte pjesë e “Goca dhe Gra” si bashkëprezantuese për dy sezone.