Konferencat e aksionet, mund të duken veç veprime të vogla opozitare nga shtatori.
Hovin kundërshtues ndaj Qeverisë, partitë që s’janë në pushtet kanë në plan ta rrisin me nisjen e sesionit vjeshtor të Kuvendit.
Posa t’u kthehen ulëseve parlamentare, deputetët e Lidhjes Demokratike, kanë paralajmëruar inicimin e krijimit të një Komisioni Hetimor në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore për çka pati edhe të arrestuar.
Një trup të tillë parlamentare, veçse për të hetuar koordinatoren e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalin, po e kërkon deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu.
Në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore për fëmijët, në interpelancë mund të thirret ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njofton Klan Kosova.
Qëllim edhe më të madh kanë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, që mocionin për rrëzimin e Qeverisë, po kërkon ta diskutojnë në seancën e parë.
Vrullin vjeshtor opozitarë në organizatën Demokracia Fillon Këtu, thonë se e mundësojnë veprimet e fundit të Qeverisë.