Një foshnjë venezueliane, e cila ishte mbajtur në paraburgim nga qeveria amerikane pasi prindërit e saj u deportuan, është kthyer në Venezuelë.
Maikelys Antonella Espinoza Bernal mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar Simon Bolivar të mërkurën me një fluturim riatdhesimi nga SHBA-ja.
Zonja e Parë e Venezuelës, Cilia Flores, e mbajti 2-vjeçaren në krahë, ndërsa zyrtarët njoftuan kthimin e vajzës para gazetarëve të mbledhur në aeroport.
“Sot kemi një fitore të madhe”, tha ministri i Brendshëm Diosdado Cabello.
Venezuela kishte kërkuar që Shtetet e Bashkuara ta kthenin vajzën për javë të tëra, duke akuzuar zyrtarët amerikanë për rrëmbimin e saj.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së (DHS) e mohoi më parë akuzën, duke argumentuar se familja ishte ndarë në një përpjekje për të mbrojtur Maikelys nga prindërit e saj, të cilët i akuzuan pa prova se ishin pjesë e grupit kriminal Tren de Aragua (TDA).
Por, nëna e Maikelys e ka hedhur poshtë këtë pretendim.