1.4 C
New York
Monday, February 10, 2025

Buy now

Kthehet në shkollë fëmija ma autizëm i larguar nga shkolla

- Advertisement -

Përfaqësuesit e MAShTI-it, DKA-së në Prishtinë, përfaqësuesit e ShFMU “Elena Gjika” dhe prindi i fëmijës, sot janë takuar me qëllim të adresimit të rastit të nxënësit me autizëm, i cili nuk po vijonte procesin mësimor meqë ekipi vlerësues komunal, pas vlerësimit pedagogjik, kishte rekomanduar që fëmija të vazhdojë shkollimin në qendër burimore për të cilën kishte refuzuar prindi, njofton MAShT, transmeton Scanner.

Pas analizës se situatës dhe rrethanave të krijuara, është vendosur që fëmija të kthehet në shkollë, ndërsa shkolla duhet të vazhdojë procedurat e vlerësimit pedagogjik me instrumentet që janë në kompetencë të shkollës . Më pas, do të vijojë vlerësimi pedagogjik nga ekipi vlerësues pedagogjik komunal. Do të vazhdohet me procedura të vlerësimit për të vendosur për resurset dhe intervenimet pedagogjike që i nevojiten fëmijës.

Vlerësimi pedagogjik bëhet për t`i ofruar fëmijës resurse, mjete didaktike dhe përshtatje që janë në përputhje me nevojat individuale të fëmijës, andaj secili vendim që merret nga ekipet vlerësuese komunale duhet të ketë edhe mbështetjen e prindërve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit