24.7 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

- Advertisement -

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është kthyer në operim njësia B2 e Termocentarlit Kosova B.

Sipas njoftimit kjo njësi është kthyer në oprim të plotë dhe para afatit të paraparë më 04.10.2025.

KEK ka thënë se kthimi në operim i njësi B2 do të sjellë kursime të konsiderueshme dhe garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike.

“Projekti madhor i rehabilitimit dhe modernizimit të turbinës, i zbatuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze General Electric dhe ekspertët tanë të KEK sh.a., ka rezultuar me rritje të dukshme të kapaciteteve prodhuese dhe efikasitet më të lartë të sistemit .Ky implementim i suksesshëm do të sjellë kursime të konsiderueshme për Korporatën, duke garantuar stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike për vendin”, thuhet nga KEK.

Të ngjashme

Të fundit