29.2 C
New York
Monday, June 23, 2025

Buy now

Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B

- Advertisement -

 

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B1 e Termocentralit Kosova B është kthyer në operim pas sanimeve intensive.

KEK-u tha se punimet kanë përfunduar rreth orës 15:30m kur edhe filloi procesi i shartimit të njësisë, ndërsa në ora 18:39, njësia u sinkronizua me rrjetin elektroenergjetik dhe aktualisht, sipas tyre, është në gjendje të plotë funksionale.

“Punimet kryesore të realizuara gjatë kësaj periudhe përfshijnë: Sanimi i rrjedhjeve në kaldajë, me ndërrimin e rreth 30 gypave të dëmtuar në nivele të ndryshme; Sanimi i rrjedhjeve në kondenzator, me eliminimin e rreth 410 gypave me rrjedhje;  Intervenime në skarën 1 dhe 2, me qëllim përmirësimi të performancës së djegies; Riparime në barrierën termike të pompës furnizuese PF1;  Sanimi i defekteve në filtrin elektrik, në 7 nga 8 fushat e tij, me angazhim të pandërprerë teknik”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Të ngjashme

Të fundit