4.6 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Kthehet Elezi, i mëshon Lumezit: Flet për inçizime, rrjedhje informatash dhe rrogën 2000 euro edhe pas mandatit

- Advertisement -

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj ka reaguar pas deklaratave të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit, pasi ky i fundit deklaroi se “përkundër të gjitha sfidave, kam pasur privilegjin që të ushtroj funksionin e Kryeprokurorit të Shtetit ekskluzivisht i udhëhequr vetëm nga interesat e sistemit prokurorial dhe nga zbatimi i kompetencave kushtetuese dhe ligjore”.

Elezaj është rikthyer sërish me një shkrim në Facebook ku ka akuzuar Lumezin për ‘incizime, rrjedhje informatash dhe rrogën 2000 euro pas mandatit’.

“E more Kryeprokuror…., po harron se ka dëshmi të mjaftueshme të cilat tregojnë saktë, mënyrën si ke ardh, si dhe çfarë ke punuar më të vërtetë gjatë mandatit tuaj! Rrjedhja e informacioneve nga takimet të cilat i keni pasur me bashkëpuntorët tuaj të ngushtë dhe të besueshëm e deri tek inçizimet, e dëshmojnë saktë nga cilat interesa jeni udhëhequr! Për këtë nuk jam i befasur, se ju jeni mësuar t’ja lëshoni njëri tjetrit! Pra, është produkt tipik i mentalitetit të cilin ju e keni krijuar, andaj mos u befaso se disa i ki edhe kandidat për Kryeprokuror! Ndërsa sa i përket privilegjit në ushtrimin e detyrës se Kryeprokurorit ju kuptoj plotësishtë, por të lutëm mos e harro edhe dostin tuaj (policin e krimeve ekonomike) sepse edhe ai ka pas hise në atë privilegj! Është për keqardhje që edhe pas përfundimit të mandatit tuaj, ju do të vazhdoni të merrni më shumë se 2000 € ( dymijë Euro) apo 70% të pagës suaj, nga buxheti i qytetarëve të cilët fare pak të besojnë!” ka shkruar Elez Blakaj.

Kujtojmë se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e parë të mbajtur për vitin 2022, kishte marrë vendim që të shpallë konkurs për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo pasi Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill 2022.

Konkursi për këtë pozitë ka qenë i hapur 15 ditë pas shpalljes së tij, duke filluar nga data 17 janar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit