6.3 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Kryhet referendumi në Serbi, reagojnë nga Zyra e Presidentes: Kosova mbajti qëndrim parimor

- Advertisement -

Shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas përfundimit të referendumit të Serbisë.

Ai ka thënë se përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë.  Vela shton se Kosova mbajti qëndrim parimor dhe kështu, kontribuoi në stabilitetin rajonal.

“Përkundër kërcënimeve nga Serbia, ishte një ditë e qetë në Kosovë. Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, shkroi ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Serbia ka mbajtur referendumin për ndryshimet kushtetuese. Plani parësor ishte që ky referendum të mbahej edhe në territorin e Republikës së Kosovës.

Megjithatë, krerët e institucioneve dolën me deklaratë të përbashkët kundër lejimit të mbajtjes së vendvotimeve në Kosovë, ndërsa serbëve me nënshtetësi të dyfishtë do u lejohej votimi vetëm me psotë ose përmes Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Kuvendi i Kosovës me anë të një rezolute mbajtjen e këtij referendumi arriti që ta ndalojë edhe në territorin e vendit. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit