10.1 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Kryhet numërimi në Obiliq, këta janë kandidatët më të votuar për asamble

- Advertisement -

Në Obiliq ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendin Komunal. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar tashmë rezultatet.

LDK renditet si parti e parë me 43.08 përqind, pasuar nga VV me 42.13 dhe Lista Serbe me 9.68 përqind.

Bajram Hasani, si bartës liste i LDK’së ka marrë 5 mijë e 73 vota. Pas tij renditen Fidan Ahmeti me 519 vota, Fitore Hashani me 519 vota, Muhamet Preniqi me 439 vota dhe Enver Gashi me 338.

Si bartës liste i VV’së, Halil Thaçi ka marrë 4 mijë e 961 vota, i ndjekur nga Bardhyl Mjekiqi me 455, Bashkim Gashi me 446, Mervete Shala me 397 dhe Rinor Kurteshi me 392.

Nga Lista Serbe, Goran Dancetoviq si bartës liste ka marrë 1 mijë e 1140 vota. Pas tij renditen Biljana Spasiq me 586, Stana Jakovljeviq 201, Slavisha Spasiq me 90 dhe Dragan Danqetovic me 63.

Të ngjashme

Të fundit