11.7 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Kryhet një intervenim i rrallë në QKUK, pacientes i largohet tumori rreth 16 centimetra

- Advertisement -

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është realizuar me sukses një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale për largimin e një tumori mediastinal me përmasa rreth 16 centimetra.

Siç thuhet në postimin e QKUK-së në Facebook, pacientja F. D., e lindur në vitin 1956, ishte diagnostikuar me këtë tumor, i cili ndodhej në mes të mushkërive dhe shumë afër strukturave vitale të gjoksit, çka e bënte rastin tejet delikat dhe me rrezik të lartë gjatë ndërhyrjes.

Pas ekzaminimeve të nevojshme, ekipi i mjekëve torakal me asistencë edhe nga mjekët e Klinikës së Anestezionit dhe ekipi i infermierëve dhe stafit tjetër profesional, kryen operacionin me sukses.

“Tumori është larguar plotësisht, ndërsa pacientja pas operacionit është në gjendje të mirë shëndetësore, derisa po monitorohet nga afër nga stafi i klinikës”, thuhet në postim.

Të ngjashme

Të fundit