23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Kryeziu: Zhbllokimi i ngërçit aktual s’mund të ndodhin në një shoqëri ku qytetari e sheh liderin si idhull

- Advertisement -

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka komentuar ngërçin politik të Kuvendit.

Ai ka vlerësuar se zhbllokimi i ngërçit aktual nuk mund të ndodh në një shoqëri ku qytetari e sheh liderin si idhull, kurse partinë si

“Lëvizjet politike për zhbllokimin e ngërçit aktual nuk mund të ndodhin në një shoqëri ku qytetari e sheh liderin si idhull, partinë si religjion dhe veten si besimtar. Pa një qytetari kritike, të organizuar dhe të vetëdijshme për rolin e saj, nuk mund të ketë as emancipim shoqëror, as rritje të përgjegjësisë politike dhe institucionale. Përderisa qytetari nuk angazhohet dhe nuk e sheh politikën si mjet për t’i shërbyer atij vetë, por si instrument për t’u nënshtruar liderëve partiakë, vështirë të ndërtojmë një shtet funksional”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Të ngjashme

Të fundit