Në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se shoqëria civile e ndjek vetëm rrugën e qytetarëve, ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj sulmeve të eksponentëve të VV-së kundër shoqërisë civile.
Ai ka vlerësuar se shoqëria civile në Kosovë nuk e ndjek as rrugën e Beogradit e as atë Tiranës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se shoqëria civile e ndjek vetëm rrugën e qytetarëve, ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Nuk ia vlen të komentosh çdo mendim të politikanëve infantilë që qarkullon në politikën e Kosovës. Por sa i përket kësaj fushatës kundër shoqërisë civile, se gjoja na qenka me Serbinë?! Shoqëria civile nuk e ndjek rrugën e Beogradit e as të Tiranës – ajo e ndjek vetëm rrugën e qytetarëve, ligjeve e kushtetuës të Republikës së Kosovës. Nuk është shoqëria civile që ka ndryshuar rrugë, por disa që e kanë harruar të tyren – ose nuk e kanë ditur kurrë. Sot i ka verbuar populizmi dhe i ka bërë peng të ambicieve të tyre për pushtet të pakontrolluar”, ka shkruar Kryeziu.