29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Kryeziu: VV pranon vetëm dy deputetë të PDK-së për nënkryetarë, asnjë të LDK-së

- Advertisement -

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbresha Kryeziu, ka thënë se partitë opozitare nuk mund t’i tregojnë partisë fituese se kë të kandidojë për kryetar të Kuvendit dhe se, në shenjë reciprociteti, VV-ja pranon vetëm dy emra nga PDK-ja për nënkryetarë dhe asnjë nga LDK-ja, raporton Ekonomia Online.

“Edhe ne po i pranojmë vetëm dy kandidatët e PDK-së për nënkryetarë, dhe asnjë nga LDK-ja, si shenjë reciprociteti”, tha ajo.

“Opozita po bën shkelje me mosvotim për herë të 19-të, ndërsa Vetëvendosje është e gatshme të votojë. Kjo e drejtë na garantohet me Kushtetutë. Që nga fillimi i kësaj sage, synimi i opozitës nuk ka qenë zgjidhja, por bllokada”.

“Opozita nuk e di as vetë çfarë dëshiron – nuk do as zgjedhje, as zhbllokim; ndoshta vetëm ndonjë koalicion me ata që janë mësuar në të kaluarën”.

Të ngjashme

Të fundit