29.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Kryeziu: VV po përpiqet ta ruajë dhe ta ushtrojë pushtetin përtej mandatit të dhënë nga qytetarët

- Advertisement -

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se “Qeveria Kurti 2.5” që e përmendi kryeministri në detyrë është koncept që bie ndesh me çdo standard demokratik.

Ai ka thënë “partia në pushtet po përpiqet ta ruajë dhe ta ushtrojë pushtetin përtej mandatit të dhënë nga qytetarët”.

“Madje, ish-kryeministri Kurti këtë fazë po e cilëson si “Qeveria Kurti 2.5” – një koncept që bie ndesh me çdo standard demokratik. Si mund të ekzistojë një qeveri “2.5” që nuk ka marrë asnjë votë të re nga Kuvendi, nuk ka kaluar asnjë procedurë zgjedhore dhe nuk gëzon mandat të ri? Nga buron legjitimiteti i saj? Nga qytetari, JO. Nga Kuvendi, JO. Nga Kushtetuta, JO. Vetëm nga vullneti për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, duke penguar krijimin e institucioneve të reja.”

Sipas Kryeziut kjo qasje minon rëndë vlerat demokratike dhe rrezikon stabilitetin institucional të vendit.

“Kjo qasje jo vetëm që shkel parimet e ndarjes dhe balancës së pushteteve, por minon rëndë vlerat demokratike dhe rrezikon stabilitetin institucional të vendit. Demokracia nuk matet vetëm me rregullsinë e zgjedhjeve apo pranimin formal të rezultateve – ajo matet me kompromiset dhe ndarjen reale të pushteteve, ose dorëzimin e pushtetit kur nuk ke më mandat për ta ushtruar. Tranzicioni i pushtetit nuk është opsional në demokraci.”

Të ngjashme

Të fundit