Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj

- Advertisement -

Profesori i së Drejtës, Kadri Kryeziu, i ftuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, komentoi dekretin e Presidentes për shpërbërjen e Kuvendit dhe afatin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kishte vendosur masën e përkohshme.

“Unë konsideroj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ku afati i fundit është 31 mars, është një masë e përkohshme. Por kjo nuk nënkupton që përfundon me 31 mars. Gjykata Kushtetuese, në bazë të ligjit kushtetues, ka të drejtë të vazhdojë deri në tre muaj. Ka mundësi që vendimi të vazhdojë, por mund të shpallet edhe ditëve të ardhshme”, tha Kryeziu.

Ai shtoi se dekreti i Presidentes ka pasur bazë kushtetuese dhe ligjore:

“Dekreti ka pasur bazë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në ligjin mbi presidentin dhe në aktet e tjera normative. Sipas mendimit tim dhe bazuar në faktet kushtetuese, dekreti ka qenë legjitim dhe legal, sepse presidentja nuk ka pasur zgjidhje tjetër”, theksoi Kryeziu.

Më tej, ai shpjegoi procesin që duhet të ndiqet për zgjedhjet e jashtëzakonshme:

“Sipas mendimit tim, dekreti duhet të shpallet i ligjshëm dhe atëherë duhet të mblidhen partitë politike së bashku me presidenten dhe të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Momentin e dekretimit të zgjedhjeve duhet të llogaritet 45 ditë, sepse pas 45 ditëve duhet të shkohet në zgjedhje”, përfundoi Kryeziu.

Të ngjashme

Të fundit