3.7 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Kryeziu: U angazhuam për të minimizuar dëmin e marrëveshjeve të trashëguara

- Advertisement -

Për gati katër vite, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar nëntë herë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Për këto takime, deputetët nga partia në pushtet thonë se janë angazhuar për secilën pikë për të minimizuar dëmin e marrëveshjeve të trashëguara, derisa njohësit e zhvillimeve politike thonë se dialogu nuk ka qenë efikas, ka pasur një marrëveshje mirëpo nuk ka pasur zbatim të saj.

Për katër vite, liderët e Kosovës dhe Serbisë u takuan nëntë herë në kuadër të dialogut në mes dy vendeve.

Takimi i parë ne mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ishte më 15 qershor të vitit 2021, ndërsa i fundit më 14 shtator të 2023-tës.

Sipas deputetes së pushtetit, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, përgjatë kësaj kohe Qeveria Kurti është angazhuar për të minimizuar dëmin prej marrëveshjeve të kaluara.

Mirëpo kështu nuk mendon Belgzim Kamberi nga instituti për politika sociale “Musine Kokalari”.

Kamberi thotë se nuk ka pasur dialog funksional dhe efikas gjatë këtyre katër viteve.

Nga 14 shtatori i vitit të kaluar, në Bruksel ka pasur vetëm takime në nivel të kryenegociatorëve.

Takimi i fundit në mes liderëve ishte 10 ditë para sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit