16.4 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Kryeziu tregon se çfarë mund të ndodhë nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 12 ditëve

- Advertisement -

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu duke folur për aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se asnjë parti nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit.

Ai ka thënë se për të Kuvendi është i konstituuar, por me një defekt pa nënkryetarin nga komuniteti serb, që sipas tij mund të zgjidhet në të ardhmen.

Kryeziu në “InfoNata” i pyetur për atë se çfarë mund të ndodhë nëse Kuvendi nuk e zgjedh nënkryetarin nga komuniteti serb brena afatit 12 ditor të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, ka thënë se legjislativi mund të vazhdojë punën.

“Nuk mundet me bllokuar askush konstituimin e Kuvendit. Nëse nuk propozohet Kuvendi vazhdon punën. Sipas mendimit tim, unë e konsideroj të konstituuar Kuvendit në momentin që zgjidhet kryetari. Parlamenti është i konstituuar me një defekt”, ka thënë Kryeziu në Tëvë1.

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka publikuar aktgjykimin për seancën konstituive të Kuvendit, ku ka dhënë kohë 12 ditë nga hyrja në fuqi e aktgjykimit për konstituimin e Kuvendit.

Në aktgjykim thuhet se Kuvendi nuk është konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Poashtu gjykata ka vlerësuar se votimi ndaras për nënkryetarin nga radhët e komunitetit joserb nuk përbënë shkelje kushtetuese.

Të premten do të mbahet seanca e radhës konstituive.

Të ngjashme

Të fundit