15.6 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Kryeziu tregon kur mund të formohet qeveria: A ka gjasa të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme?

- Advertisement -

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur për periudhën se kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kryeziu tha se Gjykata Supreme e jep verdiktin e fundit ku tha se beson se do të jetë i njëjtë me atë të PZAP-së, dhe sipas tij, nga e mërkura apo e enjtja e ardhshme do të certifikohen rezultatet.

“Kjo bëhet përmes autoritetit të KQZ-së me votat e 2/3 e anëtarëve të KQZ-së, pastaj janë procedurat e tjera për konstituimin e parlamentit”.

“Si të bëhet certifikimi i rezultateve, Kushtetuta e parasheh që brenda 30 ditëve, presidentja ka për obligim që ta thërret mbledhjen e parë konstituive të Parlamentit të Kosovës në bashkëpunim me kryetarin e parlamentit në detyrë dhe grupet e partive politike që kanë kaluar pragun dhe ta përgatisin mbledhjen konstituive e cila në bazë të rregullores duhet ta udhëheq deputeti më i vjetër dhe ai më i riu”, tha Kryeziu në Edicionin Special në Klan Kosova.

Ai foli edhe për krijimin e qeverisë, për të cilën u shpreh se nëse konstituohet kuvendi, atëherë partia e parë e ka për detyrë ligjore dhe kushtetuese që ta çojë një emër për mandatar te presidentja.

“Presidentja ka për detyrë që ta nominoj mandatarin që ta themeloj qeverinë brenda 15 ditëve. Nëse nuk e dërgon emrin subjekti i parë emrin brenda 15 ditëve, këtu ka vakum kushtetues, por në momentin e konstituimit, në mënyrë komolative, më së largu 60 ditë janë të parapara me afat kushtetues së duhet të themelohet qeveria, përndryshe shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit