Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës njoftoi se më nuk do të merr pjesë në seanca konstitutive pas 30 dështimesh nga Vetëvendosje e cila as s’i ka votat për Albulena Haxhiun dhe as s’e ndërron kandidaten, ku të votueshëm i ka deri në 40 deputetë të tjerë.
Ismet Kryeziu nga KDI-ja u pajtua me bojkotin e Hasanit, ndërsa shtoi se seancat duhet të bojkotohen nga të gjithë.
Postimi i plotë:
“Sot, vij për herë të fundit në Kuvend” deputeti Nait Hasani
Kur pas mbi 30 tentativash Kuvendi s’po arrin të konstituohet, është e qartë se problemi nuk është më teknik, është politik, është moral.
Deputeti Nait Hasani, përmes këtij veprimi sot tregoi se nuk po ikën nga përgjegjësia. Përkundrazi, po e mbron atë me një akt proteste, bojkotim.
Politika, më shumë se votë e pushtet, është përgjegjësi dhe llogaridhënie – dhe këtë do duhej ta bënin edhe 119 deputetët e tjerë.
Përndryshe, një Kuvend pa diskutim, pa votim, pa përfaqësim, dhe me një udhëheqës që e hap e e mbyll sipas tekeve personale e të partisë që i takon, duhej të bojkotohej nga të gjithë deputetët. Deputetët nuk duhet të heshtin. Nuk duhet të bëhen pjesë e bllokadës që po e vendos shtetin në pauzë dhe po e dëmton demokracinë.