Ismet Kryeziu nga DnV ka shkruar për sistemin aktual zgjedhor që Kosova e ka.
Ai ka thënë se shumë deputetë mbështeten nga makineria e partisë për të siguruar vota.
Madje Kryeziu tha se nëse qytetarët janë të pakënqaur më këtë mënyrë të funksionimit, mund të ndryshohet vetëm përmes reformimit të sistemit zgjedhor.
Postimi i plotë:
Sistemi aktual zgjedhor favorizon lojalitetin dhe strukturën partiake, ku shumë deputetë mbështeten nga makineria e partisë për të siguruar vota. Përbërja e Kuvendit, me disa përjashtime, është kryesisht rezultat i këtyre strukturave.
Nëse Kosova do të kishte një sistem zgjedhor me shumë zona, përbërja e parlamentit dhe dinamika e partive politike do të ndryshonin ndjeshëm. Një model i kombinuar mazhoritar-proporcional, i ndarë në 28 zona zgjedhore, do të siguronte përfaqësim më të drejtë dhe më të balancuar gjeografikisht, cilësi më të lartë të përfaqësimit, më shumë llogaridhënie dhe një lidhje më të afërt midis deputetëve dhe qytetarëve.
Nëse nuk jeni të kënaqur me përfaqësimin politik dhe mënyrën se si funksionon politika në Kosovë, këtë mund ta ndryshojmë vetëm përmes reformimit të sistemit zgjedhore.