Analistja politike, Laura Kryeziu, ka thënë se është shqetësuese që Kosova po përballet me masa ndëshkuese.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka theksuar se është tepër e dëmshme që kjo situatë po bëhet një lloj normaliteti në Kosovë.
“Nuk është e arsyeshme pse Kurti nuk i përgjigjet thirrjeve të planit tri pikësh në të cilën ai përmendi [Hovenier] shumë mirë, zgjedhjet do të mbahen edhe do të presim edhe nga serbët lokalë edhe nga Serbia që t’i tërheqin protestuesit, t’i heqin elementet kriminale dhe të krijohen kushte për participimin e serbëve në veri”, ka thënë Kryeziu.
Sipas saj, Qeveria Kurti do të duhej të ishte e shqetësuar për faktin se BE-ja ka vendosur të vendosë masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
Sipas saj, Qeveria Kurti do të duhej të ishte e shqetësuar për faktin se BE-ja ka vendosur të vendosë masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Gjëja më shqetësuese për mua është sot që ne e dimë që BE-ja ka filluar të vendosë masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe nuk shohim asnjë reaksion shqetësues dhe çështja më brengosëse është imuniteti që kemi krijuar ndaj kësaj situate. Kjo është tepër e dëmshme për neve. Në situata të tjera, në qoftë se ne do ta vendosnim shtetësinë tonë dhe miqtë tanë në pikëpyetje, besoj se do të duhej të ishim shumë më të alarmuar”, ka shtuar ajo.