Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, ka shkruar në lidhje me dështimin e seancës, e cila është thirrur nga opozita. Sipas tij, vet ftesa për këtë seancë përmbante konkluzinon, se furnizimi me libra ka dështuar, prandaj VV nuk mori pjesë.
Postimi i plotë i Kryeziut në Facebook:
Seanca e sotme, në mënyrën se si ishte ftuar, nxjerrte konkludim të debatit parlamentar, para se të fillonte vet debati. Pak sikur, së pari gjykimi mbi rastin, e pastaj hetimi për rastin.
P.S. Ky ishte rendi i ditës për seancën e sotme: Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimi fillor dhe arsimit të ulët të mesëm të ulët për vitin 2023/25.