-9.8 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

Kryeziu: Rastet në Podujevë, Pejë e komuna të tjera dëshmojnë se manipulimi i votave nuk ka qenë as rastësor

- Advertisement -

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se rastet në Podujevë, Pejë e komuna të tjera po dëshmojnë se manipulimi i votave nuk ka qenë as rastësor.

Ai ka bërë me dije se këto raste kanë treguar se manipulimi ka qenë i orkestruar dhe gjithëpërfshirës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo dëmton besimin në procesin zgjedhor.

“Rastet në Podujevë, Pejë e komuna të tjera po dëshmojnë se manipulimi i votave nuk ka qenë as rastësor dhe as i izoluar. Ai ka qenë i orkestruar dhe gjithëpërfshirës, duke mos u kufizuar në një komunë, një kandidat apo një subjekt të vetëm politik. Kjo e thellon ndjeshëm dëmin ndaj besimit publik në procesin zgjedhor. Teknikisht, rinumërimi ka korrigjuar keqpërdorimet dhe ka rikthyer numrin real të votave për secilin kandidat. Megjithatë, problemi kryesor nuk qëndron më te rezultati – i cili mund të kriojë përbërjen e njëjtë të kuvendit, me atë të para rinumrimit – por te besueshmëria e procesit zgjedhor, e cila është dëmtuar rëndë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, këto raste krijojnë një precedent të rrezikshëm.

“Fakti që shumica e kandidatëve, edhe pas largimit të votave të keqpërdorura, mund të certifikohen si deputetë, nuk e zhbën këtë dëm. Përkundrazi, krijon një precedent të rrezikshëm: manipulimi shndërrohet në një strategji me kosto të ulët, ku përgjegjësia penale bie mbi komisionerët, ndërsa përfitimi politik mbetet tek kandidatët dhe partitë. Kështu krijohet një paradoks serioz: procesi pranohet si i rregulluar ligjërisht, por mbetet i komprometuar moralisht. Për mua kjo është e qartë. Për kandidatët dhe partitë e tyre, pyetja thelbësore mbetet: a është i pranueshëm një mandat politik i ndërtuar mbi një proces të manipuluar, edhe nëse ai më pas korrigjohet? Në demokraci, ligjshmëria formale nuk mjafton pa legjitimitet etik dhe moral”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit