Njohësi i integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu ka folur për ndikimin që lufta në Ukrainë e ka pasur në pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kryeziu ka thënë se qëllimi i demokracive liberale që ta marrin më afër vetes Serbinë, e ka dëmtuar Kosovën.
“Kosova është tregu konstruktive. Ne kemi një marrëveshje që është Marrëveshja e Ohrit, e shkurtit dhe pastaj Plani i Zbatimit dhe aty pak a shumë janë vendosë disa kontura se si do rregullohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë, duke lënë anash njohjen de jure siç e parasheh Karta e Kombeve të Bashkuara. Kërkesa e Kosovës ka qenë e drejtë, problemi ynë me Serbinë mbyllet kur Serbia e njeh Kosovën de jure siç e parasheh Karta e Kombeve të Bashkuara. Atëherë marrë parasysh dinamikat e zhvillimeve që kanë ndodh me Ukrainën dhe invazionin që ka bë Rusia atje, pastaj qëllimin e demokracive liberale për ta marrë më afër vetes Serbinë, duke mos e lënë që të jetë nën ndikimin e Rusisë, na ka dëmtuar ne. Dhe këtë duhet thënë qartë”, ka thënë Kryeziu në Respublika në Tëvë 1.
“Edhe presidenti Biden ka qenë i prerë që marrëveshja duhet zgjidhur me njohje, kështu ka qenë edhe Scholz. Ke rezolutë të Parlamentit Evropian që flitet për marrëveshje ligjërisht të obligueshme që e ka njohjen brenda. Dhe tash u arrit një dakordancë për një Marrëveshje Bazike e cila flet për normalizim, e cila ishte një kopjim i Marrëveshjes Bazike mes dy Gjermanive të vitit 1972”, ka shtuar ai.