22.5 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Kryeziu: Presidentja ka legjitimitet për të zgjidhur ngërçin në Kuvend

- Advertisement -

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me ngërçin në Kuvendin e Kosovës, ku as për të 30-tën herë nuk u arrit që të konstituohet.

Ai ka thënë se ka zgjidhje të kësaj situate, por për këtë duhet të ketë vullnet të palëve, përkatësisht të subjekteve politike.

“I vetmi faktor që ka legjitimitet dhe legalitet të plotë është presidentja e Kosovës, e cila ka detyrë kushtetuese si faktor i unitetit të kombit që të bëjë përpjekje për ndërtimin e institucioneve… Këto raste që po ndodhin janë raste të paprecedent, të paqena më herët dhe për herë të parë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se zgjidhja është te Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i 26 gushtit të vitit 2014, përkatësisht në pikën 124 të tij.

Kryeziu ka thënë se nuk ka nevojë që të krijohet një komision ose të vetohet se si të kalohet votimi, pra në mënyrë të fshehtë apo të hapur.

“Këto janë dy parime kushtetuese dhe në asnjërën nuk shkelet Kushtetuta, por parimi i votimit të fshehtë është më demokratik, duke pasur parasysh se mandati i deputetëve tanë është mandat i lirë, që do të thotë ata vendosin vetë dhe mendimi i tyre të jetë i lirë dhe sovran”, ka thënë ai.

Sipas Kryeziut, kryesuesi i seancës mund të vendosë.

“Në njëfarë mënyre, kryesuesi është edhe kryetar i Parlamentit në detyrë, ose ta quajmë në këtë procedurë, dhe ai duhet vetëm të propozojë – sipas mendimit tim – të propozojë kandidatin për kryetar të Parlamentit dhe mënyrën e votimit, dhe të mos diskutojë më tej”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit