23.6 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Kryeziu për vendimin e Osmanit: Hap i ngutshëm dhe me pasoja të pariparueshme

- Advertisement -

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, e ka cilësuar hap të ngutshëm, jo politik, jo demokratik dhe me pasoja të pariparueshme, tërheqjen kërkesës së dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese, përmes së cilës kërkonte interpretimin e pasojave juridike në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Kryeziu është shprehur se e konsideron veprimin si të tillë për shkak se, sipas tij, dorëheqja e Labanit do të pamundësonte vazhdimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë nuk kam mundur ta kuptojë këtë veprim. Për mua është një veprim I ngutshëm për shkak se ka efekte gati të pariparueshme duke pasur parasysh se sot Gjykata Kushtetuese ka vetëm 7 gjyqtarë. Përndryshe nëse jep dorëheqje të themi në mënyrë hipotetike, atëherë Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë asnjë vendim dhe kështu që Paralementi nuk funksionon, Qeveria është në detyrë, po ashtu edhe gjykata nëse ndodhë kjo, që mund të ndodhë dhe atëherë nuk do të kemi edhe gjykatë. Nuk mund të presupozoj, por vetëm mund të konstatoj se është hap i ngutshëm, jo politik, jo demokratik I cili mund të reflektojë me pasoja të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, presidentja Osmani është dashur të pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe detyrimisht institucionet e shtetit e kanë obligim t’i zbatojnë.

Ai po ashtu ka theksuar se nëse gjykata konstaton se duhet të trajtohet lënda, pavarësisht tërheqjes së palës ajo mund të trajtohet.

Të ngjashme

Të fundit